Sigurisht, cilësia e jetës ndikon në shëndetin fizik të një njeriu. Me shëndet fizik nënkuptojmë edhe shenjat e plakjes, që nuk është e mira të shfaqen para kohe. Në këtë artikull po ju listojmë 5 gjëra që po ju plakin dhe fajin për këtë e keni vetë. Ndaj lexoni me kujdes dhe na falenderoni më vonë!
Dieta
Një dietë e mirë është çelësi i një organizmi të shëndetshëm. Pavarësisht moshës, asnjëherë mos mendoni se është koha kur abuzimi me ushqimin është “i lejuar”.
Alkooli
Nuk besojmë se është e nevojshme t’ju bëjmë moral për efektet e dëmshme që sjell me vete konsumimi i alkoolit. Kështu që vërini gishtin kokës dhe porosisni analkoolikë kur të dilni herës tjetër.
Këllëfi i jastëkut
Mund t’ju duket e çuditshme por materiali i këllëfit të jastëkut ndikon në plakjen e lëkurës tuaj. Përpiquni të shmangni materialet sintetike dhe t’i zëvendësoni me pambuk ose mëndafsh.
Duhani
Njësoj si në rastin e alkoolit edhe në rastin e duhanit vlen e njejta teori, kështu që nuk besojmë se është e nevojshme t’ju bëjme më shumë moral.
Dielli
Ekspozimi në diell pa masa mbrojtëse shkakton plakje dhe në rastin më të keq edhe kancer të lëkurës. Përpiquni ta mbani mend këtë sa herë të shkoni në plazh.