Pas një hiatus prej dy vjetësh, Tuna më në fund nxjerr klipin e saj të ri "Chonga". Natyrisht, si gjithmonë, Tuna ja del të godasë me kostumografinë që mbante peshën kryesore në klip, duke u frymëzuar nga fustanet tradicionale dhe kostumet e femrave dhe meshkujve të Meksikës.
Nga ana muzikore, kënga është e kapshme dhe garanci për t'u bërë hit (ndoshta jo super-hit me 20 milionë klikime), por ajo që vumë re është një largim i Tunës nga të kënduarit e saj tradicional dhe një përafrim në stilin e të kënduarit alla-Dhurata Dora apo Kida. Këtë ja vunë në dukje edhe dëgjues në Youtube. Nuk e dimë nëse kjo është Tuna e re dhe ky stil do të vazhdojë për gjatë, apo është thjesht një ndryshim momental. Për më shumë dëgjoni këngën vetë.