Pavarësisht se dita-ditës dalin këngë e këngëtarë të rinj, që përhapen në muzikën shqiptare si të jesh duke sprucuar vajin e plazhit, sërish mungon diçka prej kohësh. Me ujlet dhe ngritjet e saj, Tuna është padyshim Tuna dhe këtu nuk kemi ç’themi. Prej kohësh pritet rikthimi i këngëtares, pas rreth 2 viteve mungesë.
Projektin e radhës Tuna na i prezantoi në mënyrën më kreative dhe misterioze të mundshme. Fillimisht me një foto të shtrirë në divan,
më pas me një nisje për në hapësirë,
vazhdoi me “Nuk ka limit, jo...”,
shtoi edhe detajin e një gruaje që qëndron në mes të një rrethi që të krijon përshtypjen e rruzullit tokësor
për të përfunduar (deri tani të paktën) me foton e mëposhtme.
Për ju që e lexoni për herë të parë, Chonga është një term që rrjedh prej spanjishtes dhe është veçanërisht i përdorur në Florida për të treguar një grua të thjeshtë e punëtore, ndonjëherë agresive dhe shpërthyese. Nga ana tjetër, Chonga konsiderohet edhe si një lloj nënkulture e dallueshme e zhvilluar në Miami në fund të shekullit XX. Nga studiuesit e gjinive, konsiderohen shpesh si “ikona në zhvillim” që mund të fuqizojnë gratë e klasës punëtore, por jo vetëm.
Në terma të përgjithshëm, duket se Chonga=Tuna, nisur nga detaje si: puna, agresiviteti, shpërthimi, e dallueshme etj. Për të plotësuar edhe detajet e tjera të “komunitetit” Chonga, në vijim po paraqesim disa karakteristika të njohura gjerësisht.
1. Pantallonat braziliane si në foton në vijim, janë të përhapura shumë tek këto gra.
Ok, në internet nuk na del ndonjë foto e Tunës me një palë të tilla, por këto leopard tek klipi “I Asaj” mund të konkurrojnë denjësisht pranë simotrave të tyre latine.
2. Përdorimi i rripave me ngjyra, ose i rripave në përgjithësi.
3. Veshja e bluzave me mëngë të shkurtra dhe të gjera
Ok, sa Chonga kemi këtu?
4. Mbajtja e varëseve me emrin tënd...
...qartazi një kriter i përmbushur me sukses.
5. Sy të lyer me tone të errëta dhe buzë të theksuara
6. Ka vetëm 2 mundësi: vetullat duhen ose të holla si fije peri, ose të trasha 2 gisht.
Në të dyja rastet, Tuna është brenda me logjikën e përgjithshme.
7. Duhet të jesh fans i Daddy Yankee-t.
Në mos qoftë fanse, të paktën me “Despacito” ka kërcyer.
8. Nuk mund të mos e njohësh Pitbull-in. Ok, kriter i përmbushur.
9. Përdor Spanglishten, pra flet sa spanjisht e sa anglisht (edhe shqip sigurisht). “E bëj sh*t sikur Chonga/ Daddy Daddy thirrëm, thirrëm mamma/ Nuk ka limit jena banda”, thotë ajo në një pjesë të projektit të ri.
Tung tung kiss bye bye
All my lady say
Tung tung kiss bye bye all fella say
Tung tung kiss bye bye une ja u boj
Tung tung kiss kom faj – “E para dhe e fundit”
Machomanet janë demodizuar,
sharmi i tyre ka devalvu
Ciao pra të them,
vetëm do të jem – “Ciao Machoman!”
O ka bohet shtir
nëse don me bo ma mir’
mos e provo hiç
kape Vibe-in, bitch – “Vibe” – 2po2 ft Tuna & Dafina Zeqiri
Doni më?
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.