KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Sport

Pas Ozil-it, largohet një tjetër legjendë nga kombëtarja gjermane

6 Gusht 2018

Për pasojë të racizmit dhe mosrespektit të treguar ndaj tij në lidhje me rrënjët turke, Mesut Ozil u largua nga kombëtarja gjermane, gjë së solli më pas edhe protesta masive të organizuara nga tifozët në Berlin në mbështetje të tij. Por një tjetër legjendë do të largohet nga kombëtarja – i cilësuar si veterani i skuadrës, Mario Gomez.

Përmes një njoftimi në Facebook, ai sqaroi se edhe pse është 33 vjeç, ka një moshë sportive 23-vjeçare, njësoj si Cristiano Ronaldo. Megjithatë duket se kjo nuk mjafton për ta mbajtur tek kombëtarja gjermane, pasi sipas tij, ka ardhur koha për t’i liruar vendin talenteve të reja.

“Për mua ishte një ëndërr e madhe të merrja pjesë në Kupën e Botës në Rusi. Koha në ekipin kombëtar nuk ka qenë përherë e lehtë, jo gjithmonë e suksesshme, por gjithsesi ka qenë e mrekullueshme. Kam takuar njerëz me të cilët jam lidhur shumë. Megjithatë besoj se ka ardhur koha për ata që janë të freskët po aq sa unë në vitin 2007.”

Hmm, në fund diçka ngriti dyshime, pasi futbollisti nuk i hoqi përfundimisht shpresat e rikthimit, përkundrazi.

“Por nëse do të ndihem gati dhe trajneri do të ketë vërtet nevojë për mua, do të kthehem.”

33-vjeçari u bë pjesë e kombëtares gjermane në vitin 2007 duke luajtur në 77 ndeshje, në të cilat shënoi 31 gola.

MOS I HUMBISNI