Demi Lovato flet për herë të parë pas mbidozës: 'Do të luftoj ende'

 Read in English

Për herë të parë që pas lajmit se kaloi në mbidozë dhe brenda pak momentesh u rikthye në jetë, Demi Lovato iu drejtua Instagramit për të falenderuar familjen, miqtë dhe fansat e saj për mbështjeten gjatë këtyre ditëve të vështira.

“Unë kam qenë përherë transparente në lidhje me problemin me varësinë. Gjithë ç’kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket apo venitet me mua. Është diçka me të cilën më duhet të vazhdoj të përballem dhe nuk i kam dhënë fund ende.

Dua të falenderoj Zotin që më mbajti në jetë shëndoshë e mirë. Për fansat e mi: Ju jam shumë mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe mbështetjen gjatë javës së kaluar dhe më pas. Mendimet tuaja pozitive dhe lutjet më kanë ndihmuar të përballem me këtë moment të vështirë.

Dua të falenderoj familjen, skuadrën time dhe stafin e spitalit Cedars-Sinai, që m'u gjendën pranë gjatë gjithë kohës. Pa ta, s’do të isha duke shkruar këtë letër.

Tani më duhet kohë të përqëndrohem për të vazhduar të qëndroj esëll dhe për t'u marrë me rrugën drejt përmirësimit. S’do ta harroj kurrë dashurinë që treguat dhe mezi po pres ditën që do të them se ja dola.

Do të luftoj ende,

Demi

 

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on

Artikuj të ngjashëm