Periferia dhe bregdeti po mbushen me vila, por kush do t'i blejë?

 Read in English

Një shkrim i portalit me profil ekonomik Monitor.al argumenton se tregu i ndërtimit po orientohet gjithmonë e më shumë drejt ndërtimit të vilave qoftë në bregdet apo në periferinë e kryeqytetit, ndërkohë që çmimet e këtyre vilave mund t’i përballojnë vetëm 5% e popullësisë.

 Nëse do të blesh një vilë në periferi të Tiranës si psh. Mullet mund ta gjesh atë me 600 euro metri katror deri në 1800 euro m2 në zonën e Farkës. Brenda Tiranës çmimet janë statosferike ku portal përmend zonën pranë ish-Bllokut të Ambasadave ku një vilë kushton rreth 2500 euro m2. Vilat brenda qytetit sipas përfaqësueseve të zyrave real-estate zakonisht kërkohen nga biznese, kurse ato jashtë Tirane preferohen për rezidencë.

Çmimi i blerjes së një vile në Tiranë varion nga 250,000 euro në 2,000,000 euro. Vilat në resortet turistike kushtojnë nga 130,000 euro deri në 700,000 euro edhe pse në disa zona në jug të  vendit (shtojcë e Anabel.al) janë në ndërtim e sipër edhe vila që kapin vlerën e 1 milionë eurove.

Në bregdet, momentalisht vendi më i preferuar për të blerë vila është Gjiri i Lalzit dhe kjo ka shtyrë shumë rezidencë në vilat e ndërtuara të parat në zonën e Golemit, që të kërkojnë të shesin pronën e tyre për t’u zhvendosur në Lalëz.

Edhe pse përfaqësues të kompanive real-estate tregojnë se ka pasur një rritje të interesit ndaj blerjes së vilave, ende shumë njerëz preferojnë apartamentet jo vetëm për vlerën më të ulët, por edhe për kosto më të lira mirëmbajtjeje dhe komoditet në vendodhje. Vetëm një përqindje shumë e vogël e popullsisë mund të përballojë një vilë dhe deri tani, sipas shkrimit të Monitor, ende shumë pak vetë e shohin blerjen e vilës si investim, të cilën mund t’ua japin me qera të huajve (në Tiranë) ose pushuesve (në bregdet).
Për më tepër lexoni shkrimin e Monitor.al

Artikuj të ngjashëm