
Ndarja e Chris Pratt dhe Anna Faris gushtin e kaluar tronditi gjithë Hollywood-in, por duket se vetë dyshja ja kanë dalë të shohin përpara. Në fiilim ishte aktorja ajo e cila pak muaj më vonë doli hapur me të dashurin e saj të ri, e ndërsa Chris thoshte vazhdimisht që divorci ta shpif.
Vetëm pak ditë më parë, ai është fotografuar me të dashurën e re, Katherine Schëarzenegger, e cila është vajza e Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver-it.

Ajo dhe Chris po përpiqen të takohen në fshehtësi të plotë dhe në vende intime, para se lidhja e tyre të bëhet publike.
Gjithsesi çifti i ri nuk i ka shpëtuar shkrepjeve të paparacëve. Ata janë fotografuar duke u puthur teksa ecnin rrugëve të Los Angeles-it bashkë me djalin e aktorit.

Kjo është hera e parë që pas ndarjes që Pratt shihet me një tjetër grua duke u puthur. Përsa i përket ish-gruas ata janë shprehur se kanë ende dashuri për njëri tjetrin (në formë miqësore) dhe se i bashkon një qëllim i përbashkët; djali!