‘Unë jam Ozil’: Qindra njerëz protestojnë rrugëve të Gjermanisë

 Read in English

Qindra tifozë gjermanë u mblodhën në Berlin për të mbështetur Mesut Ozil, që u largua nga kombëtarja gjermane për pasojë të racizmit dhe mosrespektit të treguar ndaj tij në lidhje me rrënjët turke.

Mbështetësit mbushën rrugët e Berlinit të veshur me bluza ku shkruhej “Unë jam Ozil” dhe të mbështjellë me flamurin turk në nder të mesfushorit të Arsenalit.

30-vjeçari u tërhoq nga kombëtarja gjermane për shkak të kritikave dhe ofendimeve të rënda që mori gjatë Botërorit 2018. Duke u shprehur se ishte viktimë e propagandës politike, që sikur të mos mjaftonte u kryqëzua pasi përkrahu presidentin Recep Tayyip Erdogan, Ozil dha dorëheqjen duke sqaruar telefonatat dhe mesazhet plot urrejtje dhe kërcënuese.

Federata Gjermane e Futbollit hodhi poshtë akuzat, por u shpreh se mund të kishte bërë më shumë për ta mbrojtur nga abuzimi.

Burimi: BBC

Artikuj të ngjashëm