Ashtu siç bëjnë shumica e çifteve në përvjetorin e martesës, edhe ky çift anglo-amerikan e festoi përvjetorin duke publikuar një foto nga ajo ditë.
Në këto raste, jemi mësuar që të afërm, familjarë dhe miq komentojnë përmes urimeve tipike, por në rastin e tyre ndodhi krejt e kundërta.
Fotoja e tyre (në dukje normale) duket se është bërë virale. Ryan postoi një foto teksa puthte për herë të parë gruan e tij (prej tre vitesh tashmë) dhe askush nuk e kishte mendjen tek ta.
Nga krahu i nuses, motres së Ryan-it i kishte rëndë të fikët dhe qëndronte e shtrirë pas tyre. Fotoja është komentuar pafund dhe njerëzit nuk rreshtnin së pyeturi.
“Çfarë ndodhi? Ishte e planifikuar? Kush e kapi këtë bukuri kështu?”- shkruhet në një prej komenteve.
Duke qenë se njerëzit donin edhe më shumë detaje, dhëndri shpjegoi se asgjë nuk ishte me plan. Motrës së tij i kishte rënë të fikët sapo prifti tha mund ta puthni nusen.
“Ishte punë sekondash. Sapo e pamë ishin të gjithë me sytë tek ajo, Falë Zotit çdo gjë ishte mirë dhe vazhduam me festën.
Kur fotografi kishte vënë re detajin jo të zakonshëm, pyeti çiftin nëse e donin foton origjinale apo të editur. Sigurisht që fotoja epike mund të ishte vetëm me motrën e dhëndrit të shtrirë pas tyre!
Padashur dyshja bëri foton më spektakolare të dasmës dhe njerëzit janë fiksuar pas saj.
Burimi: The Independent