Sot, të gjithë njerëzit që ndodhen në Hemisferën Lindore do të kenë shansin të shohin fenomenin e rallë të eklipsit Hënor, që po ndodh për herë të parë në 100 vite.
Eklipsi i Hënës së përgjakur, do të jetë më i gjati i këtij shekulli dhe sigurisht, përveç pamjes spektakolare, do të ndikojë në mënyrë të veçantë tek gjithsecili prej nesh.
Cikli Hënor ka një ndikim direkt tek sjellja dhe humori i qënieve njerëzore, aq më tepër hëna e përgjakur që ndikon shumë në temperamentin e secilit.
Ky eklips do të jetë kulmi i të gjithë stuhive të ndryshimit nëpër të cilat kemi kaluar së fundmi, si individë, por edhe si shoqëri.
Besohet se shëndeti ynë mendor dhe sjelljet tona janë të lidhura me çdo fazë të hënës. Njerëzit e ndjeshëm s’do të bëjnë gjumë të qetë, trafiku do të rëndohet dhe mund shanset për të bërë aksidente janë më të larta. Shenjat të cilat do t’i ndjejnë më shumë ndikimet e këtij eklipsi janë Ujori, Bricjapi dhe Luani. Kështu që për çdo ndryshim në humorin tuaj, e dini kush e ka fajin!