Video e papublikuar: Elvana përlotet gjatë natës magjike në Prishtinë!

 Read in English

Muajin e shkuar, Elvana paralajmëroi përmes një videoje në Instagram se do të mbante një koncert live në Prishtinë dhe më datë 14 korrik i dhuroi një natë magjike kryeqytetit të Kosovës.

 

I love you forever! Prishtina ime! #mike

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Këngët e vjetra, projektet e albumit EP “3”, këngët e reja dhe performancat e shoqëruara me koreografi specifike mbajtën peshë audiencën që këndonte në kor çdo varg.

 

I think my dancers are the coolest! Si thua @albi_nako ?

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Por në një video të papublikuar më parë, shihet këngëtarja që nuk i mban dot lotët teksa këngon “Më fal”, baladë e ndjerë me tekst dhe muzikë fantastike.

Siç mund ta shihni edhe në video, audienca duket se ia ka dalë ta emocionojë pafund Elvanën gjatë interpretimit të një prej materialeve më të ndjera të albumit akustik ‘3 Live Sessions.

Padyshim kjo është një ndër projektet më të preferuara të saj, me tekst të shkruar nga vetë ajo dhe bashkëkompozim të Pirro Çakos.

Artikuj të ngjashëm