Bella Hadid është gjithmonë në formë të shkëlqyer, qoftë në pasarelën e Victoria’s Secret apo në tapetin e kuq të Met Gala. Mirë, biem dakord që Bella ka gjene supermodeleje, siç dëshmon e ëma dhe motrat e vëllezërit, por Bella s’ia lë gjërat në dorë fatit.
Edhe kur shëtit Parisin me të dashurin (çkemi Weeknd), modelja gjen kohën për të ngrënë mirë dhe për t’u ushtruar. Ja ç’bën Bella për të përgatitur qoftë për një event të rëndësishëm, apo thjesht për Instagram.
Bella stërvitet për dy orë, çdo ditë e ndonjëherë tre
Këto muskuj barku nuk u formuan rastësisht. Bella kalon shumë kohë në palestër dhe i shijon. “Kur stërvitem, stërvitem dhe ushtrohem fort për dy orë,” tha ajo për E! News. “Nëse futem në palestër, futem fuqishëm. Më pëlqen shumë.” Para sfilatës së Victoria’s Secret të 2016-s, Bella tha se stërvitej për tre orë në ditë.
Bella është fanse e boksit
Ajo punon edhe me trajner personal në Gotham Gym, pasi preferon më tepër seancat një me një. “S’punoj dot me njerëz të tjerë. Duhet të jem unë dhe ai. Nëse ka njerëz të tjerë rrotull, marr kot,” tha ajo për People.
Bella ha shumë proteina
Edhe pse ha ndonjë petull a ndonjë gjë të ëmbël ndonjhëerë, Bella konsumon një dietë kryesisht të pastër. Ha proteina çdo ditë, kudo qoftë. “Sigurohem që të ha shëndetshëm dhe jo ushqime avionic. Sigurohem që dieta ime është në rregull e qëndroj e hidratuar. Kaq bëj.”