KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shkencë

Zbulimi fantastik në Mars si asnjëherë më parë: Një liqeni tërë nëntokë

26 Korrik 2018

Astronomët kanë zbuluar prova të besueshme se një rezervuar gjigand me ujë të lëngët gjendet një milje nën akull, në polin e jugut në Mars.

Është hera e parë që astronomët identifikojnë një trup ujor të qëndrueshëm në planetin e kuq. Gjetjet rrisin shanset e jetës mikrobiale qëka lindur në Mars në kontrast me atë që më parë ka qenë e papërfillshme.

“Zbuluam ujë në Mars,” thotë Roberto Orosei i institutit të Astrofizikës në Bolonjë. Çdo shpjegim tjetër për reflektimet e shndritshme në radar, është i pambrojtshëm, shtoi ai. Detajet e zbulimit mund të gjenden në revistën shkencore, Science.

Zbulimi i këtij trupi ujor në Mars u bë i mundur pas analizimit të të dhënave të tre viteve. Matjet, e mbledhura nga 2012-a në 2015-n, tregojnë se valët e radarit penetruan akullin e tejdukshëm në polin jugor marsian, por reflektuan fuqishëm kundrejt një trupi ujor nën të.

Është e pamundur të kuptohet në trupi ujor është liqen, apo akuifer, ku uji mblidhet nga pika të ndryshme në poret marsiane. Nëse është trup i hapur ujor, mund t’i ngjasojë Liqenit Vostok, liqenit më të madh nënglacier në Antarktitë.

Gjithashtu, shkencëtarët nuk dinë sa i thellë është uji. Pulsimet e radarit kthehen mbrapsht nga sipërfaqja e ujit, por s’e arrijnë fundin. Më të mirët e fushës thonë se uji është të paktën një ose dy metra i thellë.

Dihet që uji është jashtëzakonisht i ftohtë. Nën akull, në polin e jugut marisan, temperatura arrin -68°C. Edhe pse ambienti është ekstremisht i ftohtë, uji qëndron i lëngët ngaqë është i pasur me kripëra, veçanërisht mangez, kalcium dhe natrium.

Disa shkencëtarë thonë se mjedisi nuk është shumë i volitshëm për të strehuar jetë. Të tjerë besojnë se thellësia e ujit nuk përbën problem. Për sa kohë ka burime energjie për të shfrytëzuar dhe burime nutrientësh, atëherë mund të ketë jetë.

Analizimi i ujit nuk është një detyrë e thjeshtë. Do të nevojitet një robot fluturues i cili është i aftë të gërmojë 1.5 km akull. Kjo lloj teknologjie nuk është ende e zhvilluar, kështu që do të kalojë pak kohë para se ta analizohet trupi ujor.

Tani për tani, shkencëtarët do të kërkojnë për më shumë liqene nënujore apo akuifere. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se uji në Mars gjendet vetëm në një zonë.

Burimi: The Guardian

MOS I HUMBISNI