News

Aty ku milionerët janë të varfër dhe ushqimet blihen me çanta me para

Aty ku milionerët janë të varfër dhe ushqimet blihen me

Dy vite më parë, njerëzit në Venezuelë blinin fruta me kuti të mbushura me kartmonedha 100 bolivarëshe. Asokohe, zhvlerësimi i monedhës kishte arritur kulmin. Tani, falë hiperinflacionit, edhe kutitë me kartmonedha janë të padobishme.

“Është idiotësi të pranosh kartmonedha 100, 500 ose 1000 bolivarëshe,” thotë tregtari i perimeve, Jose Pacheco, një 61-vjeçar që mezi tregton në pazaret më të mëdha në Ciudad Guayana.

Tani, ai pranon të paguhet vetëm me karmonedha 100,000 bolivarëshe të sapoemetuara, të cilat gjenden me vështirësi. “Në të kundërt, unë marr thjesht një kuti me kartmonedha që duhet t’i çoj në bankë,” thotë ai.

Inflacioni që ka pushtuar shtetin e Amerikës së Jugut mund të arrijë një milion përqind këtë dhjetor, sipas IMF. Ekonomia e Venezuelës është shumë e ngjashme me atë të Gjermanisë pas luftës së parë botërore dhe Zimbabves në filim të dekadës së shkuar.

Aty ku milionerët janë të varfër dhe ushqimet blihen me

Venezuela, e cila zotëron rezervat më të pasura të vajit në planet, gjendet në mes të një krize pesë vjeçare që i ka lënë raftet e supermarketeve bosh. Nivelet e krimit rriten çdo ditë dhe vendasit kanë frikë të dalin nga shtëpia natën.

Alejandro Werner, kreu i departamentit të hemisferës perëndimore në IMF, shpjegon më tej të ardhmen e Venezuelës. “Presim që qeveria të vazhdojë të funksionojë me defiçite të thella fiskale, të financuara tërësisht nga ekspansioni me para bazë,” shkruan ai. “Gjë që do të vazhdojë të furnizojë përshpejtimin e inflacionit teksa kërkesa për para vazhdon të bjerë.”

Për venezuelianët e thjeshtë, jeta e përditshme është kthyer në një sfidër për mbijetesë.

“Jemi milionerë, por jemi të varfër,” thotë Maigualida Oronoz, një infermiere 43-vjeçare e cila fiton minimumin e rrogës mujore prej 5 milion bolivarësh – thuajse mjaftueshëm për të blerë një kilogram mish për fëmijët. “Mund të hamë, por nëse do të kemi ndonjë problem shëndetësor, do të vdesim. Çmimet e mjekimeve janë shumë të larta dhe rriten përditë.”

Shumë fajësojnë Presidentin Nicolas Maduro për vështirësinë në të cilën ndodhet vendi. Ai nga ana tjetër, thotë se Venezuela ka rënë pre e një “lufte ekonomike” nga duart e Shteteve të Bashkuara dhe Europës.

Përtej hiperinflacionit të thellë, Maduro ka vazhduar të mbajë fort pushtetin e trashëguar nga Hugo Chavez, lideri i ndjerë i Venezuelës, i cili e ruajti perceptimin pozitiv tek njerëzit me anë të karizmës.

Maduro, që s’është aq karizmatik sa mentori i tij, fitoi një tjetër mandat gjashtë vjeçar këtë maj, edhe pse opozoita dhe shtete të tjera e konsideruan të jashtëligjshëm.

Maduro aludon se bankierë privatë po fusin para kontrabandë në Kolumbi, si pjesë e një konspiracie për të sabotuar ekonominë. Ai refuzon të heqë dorë nga kontrolli mbi monedhën.

Ndër planet e tij për pakësimin e inflacionit është printimi i kartmonedhave të reja, por pa tre zero në fund, edhe pse ekonomistët thonë se ky veprim s’do të ketë ndikim pozitiv.

“Është një zgjidhje kozmetike që s’do të bëjë asgjë,” thotë Asdrubal Oliveros, drejtor i Ecoanalitica, një agjencie konsulence në ekonomi. “Me këtë nivel inflacioni, brenda pak muajsh do të kthehemi aty ku nisëm.”

Në dallim me Gjermaninë e viteve 1920, nejrëzit s’dalin rrugëve me karroca me para për të blerë ushqime. Në vend të parave, kanë kthyer sytë drejt transaksioneve elektronike. Por 40% e venezuelianëve nuk kanë llogari bankare, ndërsa të tjerë s’duan të paguajnë me karta krediti ose bitcoin. Si rrjedhim, barteri është bërë popullor sërish.

“Është paradoksale kur shteti kalon një krizë të thellë inflacioni dhe njerëzit nuk kanë para në duar. Po shohim njerëz shumë të pasur që paguajnë vendin e parkimit me granola,” thotë Geoff Ramsey, ndihmës drejtor për Venezuelën në Zyrën e Washington për Amerikën Latine.

Aty ku milionerët janë të varfër dhe ushqimet blihen me

Të lodhur nga situata, shumica e venezuelianëve janë larguar nga vendi. Më shumë se një milion janë vendosur në Kolumbi, ku disa sipërmarrës shkëmbejnë çanta të mbushura me bolivarë me 20,000 pesos kolumbianë, përafërsisht $7.

Në Ciudad Guyana, Elisa Gonzalez, shtëpiake, varet nga ushqimet që i sjell e motra nga Peruja. “S’e di për sa gjatë do të mbijetojmë kështu,” thotë Gonzalez. “Me ose pa punë, paratë që fiton s’janë kurrë mjaftueshëm për të paguar tarifat e shkollës së fëmijëve... dhe të hash vetë është mision i pamundur.”

Disa analistë shpresojnë që nivelet shqetësuese të inflacionit t’i japin fund regjimit të Maduros. “Historia na ka mësuar se qeveritë që i çojnë kombet në inflacion, s’janë qeveritë që i nxjerrin nga inflacioni,” thotë Oliveros i Ecoanalitica.

“Venezuela po i drejtohet stabilitetit të pashmangshëm ekonomik dhe politik, madje mund të bëhet e paqeverisshme. Në fund ama, mund të ketë tranzicion politik,” shton Oliveros. “Mund të jetë shumë i paorganizuar, por do të jetë tranzicion të paktën.”

Burimi: The Guardian

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Where the millionaires are poor and the food is bought with money bags

Aty ku milionerët janë të varfër dhe ushqimet blihen me