Era Istrefi është dekoruar ditën e sotme nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këngëtarja është dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Një dekorim i tillë vjen fill pas suksesit të jashtëzakonshëm të saj duke performuar në finale e Kupës së Botës.
''Kjo medalje më motivon edhe më shumë për ta promovuar Kosovën sa më shumë që të mundem në të ardhmen. Ndihem e nderuar që kjo vjen prej vendit tim, prej Kosovës ku jam rritur. Për mua është një motivim për të ardhshmen që të punoj akoma edhe më shumë. Jemi një vend me një popull bujar dhe shumë të mirë’’, u shpreh Era sipas raportimeve të Klan Kosova.