Vetja më duket goxha joshëse dhe në fillim të lidhjes, jam shumë e orientuar drejt seksit (me partnerin e tanishëm bëja seks disa herë në ditë në muajt e parë të lidhjes). Sidoqoftë, sapo hyjmë në muajin e katërt, dëshira ime për seks shuhet. Ndjej tërheqje ndaj partnerëve (burra dhe gra të gjitha formave dhe përmasave), por kjo më ndodh në çdo marrëdhënie dhe nuk di si ta shpjegoj.
Zakonisht, nxitet nga diçka: për shembull, nëse jam larg për një javë, kur kthehem s’kam më dëshirë të bëj seks. Intimiteti nuk më neverit, thjesht s’më duket se do të fitoj gjë nëse bëj seks; më duket si një rrëmujë e madhe, shpërdorim kohe dhe mundi. Më kanë lënë prej kësaj dhe partnerë të tjerë janë përpjekur të më manipulojnë.
Jam e sigurt që partneri im i tanishëm s’do të më manipulojë, por kam frikë se do të më lërë si të tjerët. Presioni që ndjej nga fakti që s’i përmbush dot detyrat e mia si partnere romantike më ka bërë të mos dua të kaloj më kohë me të. Madje, po marr në konsideratë të ndahem dhe të angazhohem me lidhje afatshkurtra.
Kam provuar suplemente, duke përfshirë ginkgo (që ndihmon në epsh) dhe terapi, por ka mundësi që problemi të jetë tek përkushtimi. Dua shumë të jem në një marrëdhënie afatgjatë, por ndoshta s’jam e prerë për atë punë. Dhe kjo është akoma më zemërthyese ngaqë jam ende në të njëzetat.
Shkruar nga një grua anonime për The Guardian