Në vitin 2015, pas skandalit hot mes Afërdita Dreshajt dhe Agon Amigas mori fund martesa 2- vjeçare e reperit dhe Egzona Sylës.
Ndonëse Afërdita mohoi kategorikisht gjithçka, në 2016- ën, në një intervistë për Prive, Agon Amiga u shpreh se Dreshaj i shkatërroi martesën.
“Ajo gjithmonë e ka patur një arsye që të arrijë të më ndajë nga gruaja dhe ia ka arritur qëllimit.” u shpreh asokohe.
Por gjërat duket se kanë marrë një tjetër rrjedhë. Burime të afërta për “Lajmi.net” bëjnë me dijeni se dyshja është bashkë që prej një viti e gjysmë. Ata kanë mundur t’i lënë gjërat pas dhe jo vetëm kaq, por thuhet se shumë shpejt, Agon Amiga do të bëhet baba i një djali.