Qëndrova e martuar me ty për 20 vite me radhë. Ti vije nga një familje e pasur, ndërsa unë nga një shtresa mesatare, por shumë krenare për këtë. Isha e vendosur se nuk do të isha një grua e varur, por që prej fillimit ti ishe i vendosur t’i mbanin veç e veç financat tona. Unë paguaja disa fatura, ti disa të tjera.
E lash punën time me shumë dëshirë. Gjithashtu edhe miqtë dhe familjen tim dhe erdha të jetoj me ty në këtë vend kaq të bukur. Ishim shumë të lumtur, ndanim të njëjtat interesa dhe një shtëpi të lezetshme. Ti kishe bizenet e tua dhe unë nisa një karrierë të re.
E di që ka diçka brenda teje që bashkohet me nevojat e mia. Mendoj se ndjeshmëria jote e supozuar ishte ajo ç’ka më tërhoqi tek ty. Kohët e fundit, kam gjetur një letër që e kam shkruar vetë pasi erdha për të jetuar me ty. Aty, i mësoja vetes se si duhet të isha më e kuptueshme, të respektoja nevojën tënde për hapësirë dhe të mos mërzitesha me ty edhe nëse e ndjeja që nuk kujdeseshe mjaftueshëm për mua.
Ndonjëherë, kërkesat e tua për perfeksion më bënin të dyshoja tek vetja ime.Hera herës ne kishim periudha të mrekullueshme. Mësova të të lutesha ty. Ne bënin një jetë të thjeshtë dhe depresionet e tua të shpeshta nuk e shkatërronin stilin tonë të jetës. Por a nuk kishin të gjithë çiftet uljet dhe ngritjet e tyre?
Ti ishe karizmatik dhe unë isha krenare që isha jot shoqe.Ndonjëherë mërzitesha se më dukej që nuk të kuptoja dhe ti ishe aty për të më thënë se vërtetë që s’të kuptoja.
Pastaj u ndjeva tmerrësisht keq. Përbuzja që tregoje për njerëz të tjerë më mërziste. Jeta sa vinte dhe bëhej edhe më gri. Në vitet e fundit, ndjeja që po krijoja më shumë besim në vete dhe në punë promovohesha gjithnjë e më tepër. Ti e ndjeje që unë punoja shumë dhe ankoheshe se puna më kishte ftohur ndaj teje. Unë humba interesin për seks me ty.
Fundjavave, unë isha shumë e lodhur për të bërë ato që ti doje dhe ti nise t’i bëje pa mua. Ankoheshe se kishe nevojë për marrëdhënie seksuale dhe se unë kisha ndryshuar dhe se ti s’e duroje dot më këtë. Here herë, mendoja se duke dhënë dorëheqjen gjërat do të ishin më të thjeshta. Kurse herë të tjera, ndihesha se me sjelljen tënde prej arroganti nuk bëja dot. Ndihesha e lodhur.
Pastaj, zbulova se ti kishe dikë tjetër, një histori tjetër. Pavarësisht se u shkatërrova, të kërkova ta provonim sërish. Do hiqja dorë nga puna, s’do ndihesha më kurrë e lodhur dhe do lëvizja çdo gur për të shpëtuar martesën tonë.
Ti më dëgjove, por zgjodhe të qëndroje me dashurinë tënde. U zhvendose me të sapo unë ju zbulova.
Ajo çfarë më lëndon më tepër është se ti më bën mua përgjegjëse për tradhtinë tënde. S’di çfarë të uroj për ty, por dua të gjesh paqe dhe ngushëlim tek vetja. Pa to, jeta është bosh. Tani, jam unë ajo që s’do të të ndihmoj dot më!
Sinqerisht, gruaja jote. Je i lirë!
Përshtatur nga The Guardian