Gjithmonë kemi menduar se japonezet kanë një sekret të fshehtë bukurie që s’do ta ndanin kurrë me askënd. Lëkura e tyre nuk dallon nga ajo e një bebeje dhe shkëlqimi s’ka asnjë lidhje me vitet.
Në fakt, nuk ekziston asnjë lloj recete. Është thjeshtnjë lloj disipline e kthyer në rutinë që gratë dhe vajzat e këtij vendi nuk e anashkalojnë kurrë. Çështje prioritetesh!
1. E vlerësojnë çdo ditë të qënit e re!
Gratë që shihni në foto janë lindur të dyja në 1968-ën. Kur vjen puna tek bukuria ato nuk pyesin as për kohë dhe as për para. Që në të 20-at e tyre fillojnë të përdorin çdo ditë produkte për fytyrën dhe trupin dhe kërkojnë të marrin sa më shumë informacione të munden.
2. Ato organizojnë ditën e dusheve, që zgjasin gjithë ditën, të paktën njëherë në javë.
Që në lashtësi japonezët i kanë aplikuar shumë dushet termale. Qarkullimi i gjakut bëhet edhe më i mirë, gjumi më i qetë dhe rrjedhimisht fytyra më e bukur. Ndërsa në ditët e sotme, gratë atje të paktën një herë në javë nuk lejojnë askënd t’i ndërpresë nga dushi i tyre. Gjë që nënkupton edhe një telefon të fikur.
3.I kushtojnë shumë rëndësi larjes dhe hidratimit!
Është kaq e rëndësishme ta pastrosh fytyrën dhe ta hidratosh atë. Një vajzë japoneze nuk do ta anashkalonte kurrë një proçes të tillë.
4. Organizojnë ‘ditët pa make-up’ në të mirë të lëkurës së tyre
Nëse jeni mësuar të bëni make up çdo ditë të jetës suaj, të paktën një ditë në javë hiqni dorë. Lëreni të marrë frymë fytyra duke përdorur vetëm larësin dhe kremin hidratant.
5. Dieta e tyre është e balancuar
Bukuria vjen nga brenda. Uji për to është elementi më i rëndësishëm dhe vaktet midis nuk ekzistojnë. As ushqimet e shpejta! Vetëm vitamina, çaj jeshil dhe perime.
6. E mbrojnë fytyrën nga dielli në çdo stinë.
Dielli mund të jetë i rrezikshëm në çdo lloj moti dhe një fytyrë e porçelantë nuk e meriton këtë!