Depilimi, sado i dhimbshëm dhe i bezdisshëm qoftë, është një praktikë estetike e nevojshme. Mirëpo ndonjëherë përveç problemit të dhimbjes, rrezikohemi edhe nga irritimi i lëkurës, skuqja dhe infektimi i saj.
Prandaj në këtë pikë është më mirë të tregohet kujdes kur bëhet fjalë për kohën kur bëhet depilimi. Dermatologët vënë theksin në 3 raste kur s’duhet të depilohemi gjatë verës: kur dalim, kur shkojmë në pishina dhe kur nisemi për plazh.
Lëkura është e ndjeshme ndaj faktorëve të jashtëm, ndaj për të shmangur kontaktet me bakteret, evitoni daljen për të paktën 2-3 orë pas depilimit. Dy raste akoma më të rrezikshme se e para janë pishina dhe deti, pasi lëkura ka tendencën të irritohet nga përmbajtja e klorit apo ujit të kripur.
Dermatologët dhe estetistët këshillojnë që të planifikoni depilimin 1 ditë para se të kryeni këto aktivitete në mënyrë që lëkura të pushojë dhe të mos acarohet.