Kylie Jenner dhe Travis Scott me siguri janë prindër krenar dhe prej më shumë se një viti duken kaq të dashuruar. Por, ata si çift zor se i shohim bashkë nëpër foto, përveç rasteve kur janë pjesëmarrës në ndonjë event.
Dhe duket se ka një arsye të veçantë për këtë.
Çifti sapo ka bërë setin e parë të fotove bashkë dhe ka folur për herë të parë për marrëdhënien e tyre gjatë një interviste për GQ. E rëndësishme për tu theksuar ishte fakti se sipas fotografit, reperi ishte shumë në siklet teksa pozonte. Dhe mund ta kuptojmë; kishte ngjitur Kylie-n!
“Ne e duam njëri tjetrin dhe kemi një familje bashkë. Sigurisht, unë e di që atij nuk i pëlqen vëmendja, prandaj përpiqemi ta mbajmë kaq super private lidhjen tonë.Dua që ai të bëj gjërat që ndihet mirë.
Dua që ai të jetë ai. S’dua të jemi thjesht Kylie dhe Travis. Edhe nëse njerëzit nuk na shohin bashkë, s’ka rëndësi. Ne thjesht vazhdojmë me gjënë tonë.”-është shprehur 20-vjeçarja.
Kylie, theksoi gjithashtu se pas suksesit të lidhjes së tyre, të paktën deri tani fshihet një punë e madhe nga të dyja palët. Dhe kryesorja; e duan njëri tjetrin për atë çfarë janë vërtetë, me kamera të fikura dhe Instagram-e të mbyllura.