Sa mirë e njeh shoqen e ngushtë? Mund të thoni 100%, por le të shpresojmë që pyetjet në vijim të tregojnë të njëjtën gjë. Ideja qëndron kështu: Ju mund të testoni veten dhe miqtë tuaj duke i bëri njëri-tjetrit 20 pyetjet e mëposhtme. Duke shpresuar që ai/ajo/ata/ato t’i gjejnë saktë (të paktën shumicën), ju urojmë sa më pak zhgënjime.
1. Cili ishte emri i fiksimit tim të parë?
2. A jam penduar për ndonjë gjë në jetë dhe nëse po, për çfarë?
3. Me cilin prind ngjaj më shumë në karakter?
4. Nëse do të ndryshoja emrin, si do ta kisha?
5. Nëse do të zgjidhja një personazh të famshëm shqiptar për të drekuar, cilin do të zgjidhja?
6. Po të huaj?
7. Cilin vend në botë do zgjidhja për të jetuar?
8. Çfarë mbaj me vete gjithmonë në çantë?
9. Mace apo qen?
10. A do ta adoptoja një fëmijë?
11. Cila është artisti/ja ime i/e preferuar?
12. A do ta falja tradhtinë?
13. Cila ishte hera e fundit kur qava?
14. Ç’numër e kam këmbën?
15. A besoj në Zot?
16. Shenja ime e horoskopit dhe tipari më karakterizues i kësaj shenje?
17. Nëse do ndryshoja një gjë tek vetja, çfarë do ndryshoja?
18. Ushqimi im i preferuar?
19. Çfarë më vendos më shumë në siklet?
20. Pse jam kaq e adhurueshme? :P