Cher, 72 vjeçe, betohet se ky është sekreti i vetëm i rinisë së përjetshme

 Read in English

Kur vjen puna te bukuria e pamoshë, Cher insiston se gjithçka varet nga gjërat që i ushqen, ose nuk i ushqen trupit.

 Këngëtarja legjendë, e cila mbushi 752 vjeçe këtë maj, zbuloi sekretin e thjeshtë të rinisë së përjetshme. S’ka të bëjë me operacionet plastike, ëprkundrazi.

“Unë nuk pi, nuk tymos, nuk bëj drogëra. S’jam marrë kurrë me këto punë,” tha ajo për The Today Show. “Stërvitem. Jam shumë e zonja me ruajtjen e dietës, me përjashtim të çokollatës. Gjithashtu, kam punuar gjithmonë.”

Cher para ndërhyrjeve

Cher s’përmendi asnjë nga ndërhyrjet plastike, edhe pse ka pranuar që ka ndryshuar hundën, gjoksin, ka bërë tërheqje lëkurë dhe kirurgji dentale. Spekulimet e kohëve të fundit për ndërhyrje të tjera janë thjesht spekulime.

Edhe pse qëndrimi larg cigareve apo kokteileve mund të duket i pamundur për disa, Cher ka një farë të drejte.

Jennifer Lopez, që gjithashtu duket sa gjysma e moshës, nuk konsumon alkool, kafeinë apo cigare. 

Artikuj të ngjashëm