Ishujt më të mirë për të pushuar në Europë s'mund të ishin më pranë se kaq!

 Read in English

Të gjesh ishullin më të mirë në Europë duket si punë  e vështirë, por Travel+Leisure bëri  pikërisht këtë me sondazhin e përvitshëm e më të mirëve në botë. Së fundi u publikuan rezultatet e përpiluara nga mijëra vota dhe një shtet është dukshëm më dominant se të tjerët.

Ishujt grekë zunë gjashtë nga dhjetë vendet në klasifikim këtë vit. Përveç destinacioneve të njohura si Santorini apo Mykonos, në listë gjeni edhe disa xhevahirë të fshehur si Paros, një udhëtim me varkë larg i cili njihet për plazhet e virgjëra dhe fshatrat tradicionale. Paros është ishulli më i mirë për të pushuar në Europë këtë vit. Në vend të dytë gjenden Ishujt Orkney, në vijën bregdetare verilindore të Skocisë.

Lista e dhjetë ishujve më të mirë në Europë, sipas votave të lexuesve të Travel+Leisure:

1. Paros, Greqi

2. Ishujt Orkney, Skoci

3. Azores, Portugali

4. Santorini, Greqi

5. Kretë, Greqi

6. Milos, Greqi

7. Skye dhe Hebridet, Skoci

8. Siçili, Itali

9. Mykonos, Greqi

10. Korfuzi dhe Ishujt Jonianë, Greqi

Artikuj të ngjashëm