Albërie Hadërgjonaj është treguar gjithnjë e hapur për sa i përket ndërhyrjeve estetike. “Kam bërë, bëj dhe do të bëj operacione plastike,” tha ajo në një intervistë me Turjan Hyskën të para dy viteve. Prapseprapë, një prej këtyre operacioneve s’i ka dalë për mbarë.
Dje, këngëtarja ishte e ftuar në emisionin e pasdites te “Rudina” në Tv Klan, Albëria foli sërish në lidhje me ndërhyrjet, kësaj here jo në aq dritë pozitive.
“Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur prek fytyrën. Zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim. Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time, do të tregoja karakter. Tani e kam sistemuar pak në Amerikë, por ja që e bëra. Unë kam bërë ndërhyrje sepse më pëlqejnë, por vajzt duhet të kenë kujdes kur zgjedhin vendin apo kirurgun,” tha këngëtarja.
Sipas intervistës me Turjan Hyskën që iu referuam në fillim, me kalimin e viteve Albëria u largohet operacioneve e ndërhyrjeve. Ka dëshirë të jetë e thjeshtë e natyrale.