Thuajse çdo vajzë gjendet përballë një dileme madhore: të zgjohet herët në mëngjes për të rregulluar flokët ose të flejë pak më gjatë dhe thjesht të dalë jashtë me flokë të kapura bisht. Ne ju sugjerojmë të tjera opsione, që do t’ju lejojnë të flini sa të dëshironi ndërkohë që flokët ju rrinë për bukuri.
Përdorni jastëkë mëndafshi
Nëse dëshironi që flokët t’i keni sa më mirë, pa bërë shumë përpjekje zëvendësoni jastëkët e pambukut me të mëndafshtë ose saten për të zvogëluar sa më shumë fërkimin.
Realizoni një topuz në majë të kokës
Kur flokët të jenë pak të njomë kapini bisht sa më lart dhe mbështillini rreth e rrotull me një lidhëse të butë. Flokët do të thahen dhe do të jenë shumë më voluminozë.
Vendosni në përdorim shallin
Nëse jeni lodhur nga flokët e shpupuritur, përpara se të flini gjumë lajini, hidratojini dhe mbështillini me një shall sateni.
Bëni 2 topa
Aplikoni vaj ose balsam kur flokët janë pak të lagur, ndajini në dy pjesë, spërdridhini pas gishtit dhe thajini pak me tharëse. Më pas ashtu siç i keni lidhini me lidhëse.
Bëjini vetë kaçurrelat
Një metodë shumë interesante për t’i bërë flokët kaçurrela janë cocoons- at. Në videon e mëposhtme ju tregohet hap pas hapi si t’i realizoni: