KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Sport

Kupa e Botës: Askush s’e vuri re, por kjo grua vodhi gjithë mjeshtëri një medalje!

16 Korrik 2018

Ditën e djeshme, gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve për futbollistët e Francës, një grua “vodhi” gjithë mjeshtëri dhe qetësi një medalje. Po, bëhet fjalë për atë që qëndron prapa presidentit Putin.

Siç mund ta shihni edhe në video, gruaja e paidentifikuar qëndron në podium, tërheq një medalje, e fut në xhep si pa të keq dhe ja, kaq ishte.

Veprimi i saj është kapur nga kamerat dhe ndjekës të shumtë online u habitën. Ata vërshuan nëpër rrjete sociale duke thënë “Isha unë i vetmi që vura re se kjo grua vodhi një medalje?”.

"Hajdute-Kjo grua vodhi një medalje gjatë ceremonisë së Kupës së Botës dhe qesh si të mos kishte ndodhur asgjë!" - Mark Robinson, futbollist anglez.

Megjithatë mund të jetë edhe ndonjë arsye e pafajshme, ndoshta dikush i ka thënë të tërheqë medaljen për dikë jo të pranishëm. Mbetet për t’u parë.

MOS I HUMBISNI