Vajzat shqiptare në moshë fare të re, duket se po përdorin pilulat e emergjencës në masë dhe pa asnjë lloj kontrolli. Tendenca që kanë për të përdorur ilaçet kundër shtatzënisë ka bërë që mjekët të ngrenë alarmin duke i kujtuar edhe njëherë ç’pasoja të frikshme ka përdorimi i tyre pa kriter.
Sipas mjekëve, pilulat e emergjencës po përdoren ‘si karamele’ nga vajzat e reja, ndërkohë që maksimumi duhet të përdoren vetëm një herë.
Siç mund ta shihni edhe në videon më poshtëm gjinekologët rekomandojnë vajzat që t’i drejtohen kontracepsionit të planifikuar.
“Pilulat e emergjencës s’duhet të merren me rekomandim të farmacistit. Ka raste që vajzat marrin 4,5 apo 6 herë në vit. Ka dhe raste të atyre që e marrin çdo muaj.”- tregon ai, duke përmendur një fakt edhe më shqetësues. Rreth 60% e përdorueseve nuk janë as në moshë madhore, pra më pak se 17-vjeç.
Pasojat që vijnë nga ky fenomen janë problematike jo vetëm nga ana psikologjike, por edhe përsa i përket shëndetit riprodhues. Mund të jenë aq fatale sa të sjellin dëmtime që zgjasin gjithë jetën.