Franca, kampione bote pas një loje emocionuese me Kroacinë

 Read in English

Pas një loje emocionuese, Franca fitoi në përballjen me Kroacinë me rezultatin 4 – 2. Është hera e dytë që Franca fiton Kupën e Botës, pas Botërorit të 20 viteve më parë që u mbajt po në Francë.

Goli i parë për Francën u shënua nga Mario Mandzukic, një autogol. Goli i parë për Kroacinë, u shënua nga Ivan Perisic, 10 minuta më pas.

Griezmann shënoi golin e dytë për Francën pas një penalltie, ndërsa goli i tretë erdhi nga Pogba në minutën e 59. Goli i katërt dhe i fundit për Francën u shënua nga Mbappe, në minutën e 65.

Përtej rezultatit të thellë, Kroacia nuk u dorëzua në asnjë moment. Në minutën e 69, Mandzukic, i cili shënoi autogolin e fillimit, shënoi golin e dytë për Kroacinë pas një gabimi të portierit francez.

Artikuj të ngjashëm