Të zgjedhësh çfarë do veshësh në një dasmë është ‘hall’ më vete. Duhet t’i përshtatesh kodit të veshjes, ambinetit, natyrës së dasmës e gjithë të tjerave. Në të njëjtën kohë, do të kesh edhe fustanin më të bukur nga gjithë të ftuarat. Nëse s’po dini nga t’ja filloni me kërkimet hidhini një sy fustaneve më poshtë.
Meghan Markle do të thoshte “PO!”
Një fustan me motive florale nuk është kurrë një zgjedhje e gabuar. Aq më tepër nëse ka ngjyrë të verdhë. Fantastik për dasmat në natyre dhe pse jo për çdo rast tjetër që do t’ju dalë më pas.
Nëse s’jeni shumë tek lulet, printet gjeometrike janë aty për ju!
Ndonëse kjo ngjyrë blu e hapur i afrohet pak nuses, s’mund t’i rezistosh detajeve. I gjithë dantellë do t’ju bëjë të dukeni si princeshë!
Seksi dhe i rehatshëm në të njëjtën kohë.
E kuqja e ndezur në një fustan si ky është gjithçka. Sa sensual aq edhe klasik!
Ky është nga ato fustane që rri kaq bukur,sa gjithçka doni është të rrini në skenë dhe të kërceni. Nëse jeni me fat dhe keni partner të mirë, mos bëni gafë të uleni.
Burimi: Marie Claire