4 gjëra tipike të çunave shqiptarë në timon!

 Read in English

Sot në listën tonë të “4 gjëra tipike” do të përqëndrohemi tek çunat shqiptarë dhe makina: Si sillen dhe cilat janë katër gjërat tipike të pranishme tek një pjesë e mirë e tyre.

Fillojmë në fillim me detajin që vihet re përherë: Ecin ndryshe me të “shpisë” dhe ndryshe kur janë me shoqërinë. Në mënyrë që të parandalojë kritikat e babait a.ka “Shumë shpejt po ecën, s’e kuptoj si ta kanë dhënë patentën ty” ose të mamit “E të keqen, trego kujdes mor bir”, çunat preferojnë (përgjithësisht) të mos rrezikojnë ndaj bëjnë si bëjnë dhe ecin me ngadalë.

POR kur vjen puna tek shoqëria/e dashura gjërat ndryshojnë si me magji. Ride or Die, Remember?!

Së dyti, seç kanë një bezdi nga rripi i sigurimit! Kemi dy raste: Ose e kanë zakon të përditshëm dhe e vënë gjithnjë, ose e urrejnë aq shumë sa rrezikojnë të mos e vënë, derisa syri t’i kapë ndonjë polic në horizont. Të mos flasim për ata që shkojnë deri aty sa marrin një shkresë sipas së cilës janë mbi 1.90 cm të gjatë, gjë që “i favorizon” për të mos mbajtur rrip. Ok!

via GIPHY

Vazhdojmë tani me shprehjen që e kanë në maj të gjuhës për çdo rast kur ndodh ndonjë bllokim në rrugë: “Ça pret, grua në timon”. Nuk po ndalemi shumë këtu, pasi nuk vlen as të komentohet. (Ka edhe çuna skandal në timon P-I-K-Ë)

Madje shkojnë deri aty sa nuk ta besojnë kurrë timonin nëse je femër.

E fundit dhe më epikja: I bien borisë 0.0001 sekonda sapo është ndezur jeshilja në semafor. Pra, pas kalimit nga e kuqe në jeshile, ndihet menjëherë dikush që i bie borisë menjëherë. S’është se ka ndonjë urgjencë, por kot.

 

Artikuj të ngjashëm