Princesha Charlotte kërkoi privatësi dhe fitoi vëmendjen e të gjithëve

 Read in English

Këtë të hënë që shkoi e gjithë mbretëria i pati sytë tek Princi Louis. Më i vogli i Familjes Mbretërore Britanike, u pagëzua tre ditë më parë në katedralen “The Chapel Royal”.

Ndonëse dita e shënuar i përkiste të vëllait, princesha Charlotte duket se ja ka dalë të vjedhë vëmendjen e njerëzve të pranishëm në ceremoni.

Kameramanët kanë arritur të kapin princeshën e vogël, teksa kërkon pak privatësi në pagëzimin e të vëllait.

“Ju nuk do të hyni brenda!”

Vetëm kaq ka thënë vogëlushja, por duket se kjo fjali ka mjaftuar për t’u bërë lajm.

Princesha Charlotte duket se tashmë e ka krijuar karakterin e saj prej çapkëneje dhe këtë të fundit nuk heziton ta shfaqë as në publik.

Artikuj të ngjashëm