Cristiano Ronaldo është zyrtarisht pjesë e ekipit italian, Juventus, duke u kthyer në një prej futbollistëve më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. Sigurisht që një ngjarje e tillë nuk mund të mos kishte efekt në rrjetet sociale të skuadrës së Real Madrid-it e cila ka humbur mijëra ndjekës në llogarinë zyrtare në Twitter.
Aktualisht faqja e tyre zyrtare ka rreth 31 milionë ndjekës, ndërkohë që më parë kishte afërsisht 32 milionë (31.97). Pra, rreth 1 milion ndjekës që largohen automatikisht pas ikjes së Ronaldo-s.
Nga ana tjetër, klubit të Juventus-it po i shtohen dita-ditës me miliona përdorues, duke u rritur me 20% në kaq pak kohë.
Momentalisht, Cristiano po doniminon botën e futbollit dhe jo vetëm në fushë. I ndjekur nga Neymar në vendin e dytë, Ronaldo është futbollisti më i ndjekur nëpër rrjete sociale.