Nëse ke marrë ndonjëherë kritika për mënyrën e të veshurit, atëherë ky artikull është për ty. Ndoshta kjo edhe për faktin se ke ndjekur me përpikmëri disa rregulla apo mendësi rreth rrobave, që duhen lënë pas njëherë e mirë në të shkuarën.
1. Nuk vesh dot sandale/këpucë të hapura me geta
Thuaji “Ciao” këtij ligji dhe nis eksperimento me çorapet apo getat. Do të dukesh stil, jo për gjë!
2. Gjoksi i madh duhet të fshihet ndërsa i vogli duhet nxjerrë në pah
Stereotipet në lidhje me gjoksin nuk kanë përse të të kompleksojnë më. Nëse do ta fshehësh gjoksin, kjo duhet bërë vetëm për hir të shijeve personale, gjendjes emocionale apo kodit të veshjes. Asgjë tjetër nuk duhet të të detyrojë ta ekspozosh apo fshehësh këtë pjesë të trupit.
3. Në këtë moshë, nuk vesh dot.....
“Nuk vesh dot mini fund pas të 35- tave, flokën priten të shkurtra pas të 50- tave e bla bla bla.” E di si është puna, vish ç’të duash për aq kohë sa t’i mendon se të shkon dhe ndihesh mirë. Roza, e kuqja nuk njeh moshë. Ja mbretëresha për shembull:
4. Mos vish të njejtat rroba gjithmonë
Kate Middleton: Çfarë the?
5. Çanta duhet të jetë në të njejtën ngjyrë me këpucët
Forca pra, kush e tha këtë! Luaj me ngjyrat, ky është sekreti.
6. Ngjyrat e rrobave duhet të jenë të përafërta
Ashtu? Po mirë, kur mendon se duket me bukur Sarah Jessica Parker?
7. Nuk vendos dot njëkohësisht edhe bizhuteri ngjyrë floriri edhe ngjyrë argjendi
Nëse këtë gjë e bën Jennifer Lopez dhe Rihanna, atëherë ku është problemi?
8. Nuk duhet të ketë më shumë se 3 ngjyra në një veshje
Po praaaaaaaaa
9. Printet e ndryshme nuk shkojnë bashkë
Pika dhe viza the? Perfekte!