Trupi i supermodeles, 12 ditë pas lindjes: ‘Nuk kam turp ta tregoj barkun’

 Read in English

Ëngjëlli i Victoria’s Secret, Candice Swanepoel ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, të sapolindurin Ariel. Në media kanë qarkulluar foto të supermodeles, 12 ditë pas sjelljes në jetë të fëmijës.

Barku i fryrë ka shkaktuar reagime shumë të ashpra në drejtim të 29- vjeçares, e cila nuk ka nguruar të reagojë:

“Kjo jam unë, 12 ditë pasi kam lindur djalin. Nëse keni diçka të keqe për të thënë... hidhini një sy vetes fillimisht. Shoqëria tregohet shumë mizore. Standardet e bukurisë janë të pamundura për gruan gjatë këtyre ditëve. Nuk kam turp ta tregoj barkun tim pas lindjes. Jam krenare në fakt... e kam mbajtur djalin për 9 muaj aty. Besoj se e kam fituar të drejtën të kem pak bark.”

Më pas vazhdoi:

“Mos e gjitha kjo vjen vetëm pse jam modele? Epo, njerëz normalë jemi edhe ne, ndaj më lejoni ta shijoj plazhin në paqe, ju lutem.”

Edhe gjatë shtatzënisë , Candice ka preferuar ta ekspozojë vazhdimisht barkun e rrumbullakosur:

 

✨☀️💫

A post shared by Candice Swanepoel (@angelcandices) on

 

Artikuj të ngjashëm