Halle Berry, 51 vjeçe, ka lëkurën e një bebi falë lëngut të kockave

 Read in English

Askush në Tokë s’duket aq mirë sa Halle Berry në moshën 51 vjeçare. Le ta pranojmë unanimisht.

Përveçse ushtrohet pandalur, aktorja ka një tjetër sekret që i atribuon pamjen rinore: lëng kockash.

“Mund ta bëni vetë. Shkoni tek kasapi dhe merrni gjithë kockat që ka në dorë. Me siguri do t’ju japë falas sepse do t’i hidhte gjithsesi. Kockat ziejini prë 24 orë dhe më pas pini lëngun. Është plot me kolagjen,” tha Halle Berry në një intervistë për Extra këtë të hënë.

Aktorja 51-vjeçare s’është e vetmja fanse e lëngut, pasi vitet e shkuara ka mbledhur një bazë fansash falë vetive rigjeneruese që ka. Përmban kalcium, vitaminë D dhe nutrientë të tjerë të nevojshëm për ata që mbajnë regjime ushqimore. Si dhe, çdo 250ml përmban 9 gram proteina.

Konsumimi i ushqimeve të pasura me proteina si lëngu i kockave nidhmon në mënyrë të tërthortë me prodhimin e kolagjenit, proteinës që e mban lëkurën të fortë dhe pa rrudha. “Trupi juaj i shndërron nutrientët në aminoacide esenciale që nevojiten për të mbajtur lëkurën dhe kockat të shëndetshme. Këto nutrientë më pas, shkojnë në rrjedhën e gjakut dhe furnizojnë dermisin, pjesën më të poshtme të lëkurës me kolagjen të prodhuar natyrshëm,” thotë Craig Austin, dermatolog në New York.

Kur të filloni të pini lëng kockash, mos prisni të shndërroheni brenda natës në Halle Berry. Sidoqoftë, është një mënyrë e mirë për të shtuar proteinë në regjimin tuaj ushqimor dhe për lëkurë të shkëlqyeshme.

Artikuj të ngjashëm