Pak muaj pas ndarjes, futbollisti shqiptar martohet për herë të dytë

 Read in English

Futbollisti shqiptar, Valon Behrami, pjesë e kombëtares së Zvicrës bëri me dijeni sot se është martuar me të dashurën e tij zviceriane, sportisten Lara Gutin.

Ditën e sotme Behrami ka postuar këtë foto në Instagram ku shkruan:

“Ti dhe unë, familjet tona dhe miqtë më të ngushtë përreth nesh... Nuk mund të imagjinoja një mënyrë më të mirë për të thënë: Po, pranoj.”

Dyshja është prej kohësh bashkë dhe më fund ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë në një ceremoni shumë private. Kjo është martesa e dytë për Behramin, pas asaj 12- vjeçare me Elena Bonzanni- n, me të cilën ka dy vajza, Sofia dhe Isabel Behramin.

Në foto: Elena Bonzanni

Marrëdhënia e tyre mori fund në shkurt të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm