Pse askush nuk e beson që Beyonce ka flokë natyralë, siç ja ka falur nëna natyrë­?

 Read in English

Diskutimi mbi flokët e Beyonce-s duket sikur është aq i lashtë sa dhe vetë historia e njerëzimit.

Është aluduar shpesh se flokët e këngëtares së famshme zgjaten dhe dendësohen me extensions, të paktën në të gjithë daljet e saj publike.

Ama së fundmi, parukieri i vetë Beyonce- s ka vendosur ti japë fund këtij diskutimi një herë e përgjithmonë.

Parukieri i yllit të muzikës ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram një foto në të cilën duket Beyonce përpara përgatitjes për koncertin e saj në Milano, pjesë e turit OTR II.

"Thoni çtë doni. Flokë kaçurrelë natyralë." Kështu ka shkruar ai në postimin në fjalë.

Kaq e vështirë është të besohet se mbretëresha- B flokë të bukur dhe natyralë falë bujarisë së nënës natyrë?

Thoni ç'të doni pas këtij postimi e vetmja gjë që ju mbetet  është t'i falni të gjithë besimin tuaj flokëve të Beyonce-s ose punës së këtij parukieri…

Artikuj të ngjashëm