Ç’do bënte Ronela nëse do ndahej nga i dashuri?

 Read in English

Nisur nga karakteri i Ronela Hajatit (të paktën atë që ka preferuar të transmetojë te ne), kur vjen puna te çështjet e zemrës dhe dashurisë mendon që ajo i tejkalon shumë mirë.

Kjo për vetë faktin se jemi mësuar ta shohim si vajza e hedhur, moskokëçarëse dhe e fortë. Ja që dashuria përul këdo dhe në këtë “kudo” as Ronela s’mund të kishte shpëtim.

E pyetur në Instagram se si do të vepronte nëse do të ndahej nga i dashuri, këngëtarja është përgjigjur shkurt:

“Qaj, plas.”

Në sensin e shakasë ose jo, ne preferojmë ta marrim për të mirëqenë. Dhe nëse qan vajza e “Do ta luj” mund të qajmë të gjitha.

Artikuj të ngjashëm