Majlinda e thotë para të gjithëve: ‘Jo, Majku nuk kujdeset për fëmijën’

 Read in English

Një vit më parë, kur Majlinda Zeka solli në jetë djalin Roan ende nuk ishte konfirmuar atësia nga ana e Majkut. Që në ditët e para të zbulimit të shtatzënisë, mediat rozë aluduan se këngëtari ishte babai i fëmijës.

Majk nuk preferoi asnjëherë të fliste gjerë e gjatë rreth kësaj çështjeje, veçse ashtu tërthorazi konfirmoi atësinë përmes disa postimeve të herëpashershme në Instagram.

Që asokohe njerëzit janë kureshtarë të dinë, në mos rreth raportit të tij me Majlindën, të paktën atë me fëmijën. Kurioziteti për të ditur më shumë është aq i madh, sa dikush i ka shkruar Majlindës në Instagram. Përveç faktit që e komplimenton rreth të qenurit një nënë perfekte dhe moderne e pyet gjithashtu rreth Majkut:

“A kujdeset financiarisht babai i Roanit për djalin e tij?”

“Jo nuk kujdeset.” ka qenë përgjigjja e Majlindës duke na lënë të gjithëve një shije jo të mirë të gjithë kësaj historie.

Artikuj të ngjashëm