Përfundimisht, Meghan Markle është e fiksuar pas kësaj marke këpucësh

 Read in English

Nuk ka si të mos flasim për Meghan Markle dhe ju të mos e mbani mend daljen e saj përkrah Harry- t në shtator të 2017- ës. Këmishë e bardhë, xhinse dhe një palë balerina të rehatshme ngjyrë kafe. Këto të fundit ishin të Sarah Flint dhe kushtonin 345 dollarë.

 

Zbuluam se Markle ka qenë gjatë gjithë kohë një fanse e firmës në fjalë, që në periudhën kur ishte pjesë e serialit “Suits”.

Ja ku është Meghan në korrik të 2016- ës me një pala taka leopard.


Fiksimi i saj për Sarah Flint vazhdoi edhe pas martesës me princin. Markle gjatë daljeve të saj publike preferoi të mbante veshur këpucë të markës në fjalë.


Në korrik, teksa udhëtonte përkrah mbretëreshës veshi një palë stileto lëkurë shoqëruar me fustanin Givenchy.


Po kështu, sandalet e pak ditëve më parë ishin Sarah Flint.

Artikuj të ngjashëm