Këngëtarja e famshme bëhet nënë për herë të parë

 Read in English

Reperja e famshme amerikane Cardi B ka sjellë sot në jetë vajzën e saj.

Burime për TMZ bëjnë me dije se 25- vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Offset janë bërë sot prindër të një vajze të cilën kanë vendosur ta quajnë Kulture Kiari Cephus.

Këngëtarja e famshme e bëri publike shtatzëninë e saj vetëm disa muaj më parë gjatë një përformance.

Gjatë gjithë kësaj kohe reperja nuk e ka lënë aspak pas dore karrierën, përkundrazi është shfaqur në dalje publike dhe jo vetëm, por më në formë se kurrë.

Tani për tani është bërë i ditur vetëm emri i bebushes dhe ne jemi tërë sy dhe veshë për ta parë si duket dhe sa shpejt do të fillojë të flasë!

Artikuj të ngjashëm