Nga vjedhja e kupës te goli më i shpejtë: 8 kuriozitete nga historia e Botërorit

 Read in English

Në vitin 1966, trofeu i Botërorit nuk gjendej asgjëkundi për një javë rresht. Kupa u vodh pak para se të niste turneu.

Distanca midis Ekaterinburg- ut (qytetit në skajin më lindor) dhe Kaliningrad- it (qytetit më perëndimor) në Kupën e Botës 2018 është 2414 kilometra.

9 muaj pas përfundimit të Botërorit vendi mikpritës dhe fitimtar i Kupës së Botës pati një bum bebesh. Numri i lindjeve në Gjermani, në vitin 2006 u rrit me 10%.

3.2 miliardë njerëz panë Kupën e Botës në 2014- ën, çka do të thotë se gati 50% e popullsisë së botës ishte bërë bashkë.

Në 2010- ën, në Botërorin e Afrikës së Jugut u shitën mbi 750,000 lita birrë në stadium, e barabartë kjo me 3,170,064 birra.

Që kur e gjitha kjo ka nisur, Kupa e Botës është fituar gjithmonë nga një trajnier që ka të njejtën kombësi me atë të skuadrës që përfaqëson.

Në vitin 1986 u ndalua rreptësisht heqja e fanellës, pasi FIFA nuk dëshironte që lojtarët të tregonin kraharorin në televizor.

Goli më i shpejtë në historinë e Kupës së Botës është shënuar nga Hakan Şükür i Turqisë, i cili vetëm pas 11 sekondave rrëzoi rezultatin me Korenë e Jugut në Kupën e Botës së 2002- shit. Ndeshja përfundoi 3- 2 në favor të Turqisë.

Artikuj të ngjashëm