Jonida Shehu u largua nga “Pasdite në Top Channel” në tetor të vitit të shkuar, por shumë shpejt do ta shohim sërish në ekranin e Top-it. Sipas Dritare.net, moderatorja do të rikthehet në televizion, por kësaj here me një tjetër program, të cilin preferon ta mbajë suprizë edhe për pak më tepër.
Ndryshe nga ç’e kemi parë më herët, këtë shtator Shehu do të vijë jo vetëm si prezantuese ,por edhe si autore dhe producente.
Ndonëse largimi i moderatores asokohe qe i bujshëm, gjatë një interviste Jonida e pranoi se nuk ishte zgjedhja e saj të qëndronte larg Top-it dhe se të ishte për të do të ishte ende aty, duke prezantuar emisionin e saj të pasdites.