KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shkencë

Zbulohet ngjyra më e vjetër në botë dhe nuk është aspak ajo që mendoni

11 Korrik 2018

Sipas një studimi të publikuar së fundi, ngjyra e flokëve të sheqerit, çëmçakëzit dhe flamingove është ngjyra më e vjetër në botë.

Kërkuesit i zbuluan pigmentet e lashta rozë në gurët 1.1-miliardë-vjeçarë nën Shkretëtirën e Saharasë, në Basinin Taoudeni në Mauritani, Afrika Perëndimore. Gjeologjikisht, pigmentet në fjalë janë ngjyra më e vjetër në botë.

Sipas Dr. Nur Gueneli, e cila e ndërmori studimin si pjesë e dizertacionit të doktoraturës, pigmentet rozë janë 500 milion vite më të vjetra se ato që konsideroheshin më parë më të vjetrat në botë, të cilat prodhoheshin nga organizmat e lashtë oqeanikë.

Flamingo rozë

“Pigmentet rozë e ndezur janë fosilet molekulare të klorofilës që prodhohej nga organizmat e lashtë fotosintetikë, të cilët jetonin në një oqean të zhdukur prej kohësh,” tha Dr. Gueneli në një lajmërim për mediat.

Kërkuesit shkërmoqën gurë miliarda-vjeçarë deri sa u kthyen në pudër të hollë, dhe më pas, ekstraktuan dhe analizuan molekulat e organizmave të lashtë brenda tyre.

Kur u holluan, pigmentet shfaqën ngjyrën rozë të ndezur. Ndërsa kur qëndrojnë të përqëndruar, pigmentet marrin ngjyra si e kuqe gjaku dhe lejla e thellë.

Burimi: CNN

MOS I HUMBISNI