Më pëlqen të besoj që jam bekuar me disa talente në jetë, si humori apo atleticizmi. Grimi, sidoqoftë, nuk hyn në këtë kategori. Çfarëdolloj gjëje që ka lidhje me flokët ose grimin, s’ka lidhje me mua. Thjesht nuk di t’i bëj, kështu që ndjek një stil jetese minimalist. Prapseprap do të doja të dija të bëja dy gjëra.
Për fat të mirë, në punën time të dytë si modele fitnesi, kam kontakte të shumta me ekspertë të industrisë, të cilët i dëgjoj gjithmonë para se të nisë fotografimi. Prej tyre mësova për “Un” Cover-Up concealer/foundation nga RMS.
Kjo formulë aplikohet aq butë dhe është aq hidratuese, sa mendova se grimieri po më aplikonte serum ose locion në fytyrë. Nuk ndihesha sikur kisha vënë shtresa të tëra grimi dhe ishte fiks ngjyra ime. Për më tepër, ky produkt dy në një s’është toksik dhe s’përmban përbërës të dëmshëm.
Formula e fondatinës/korrektorit në fjalë është aq e thjeshtë për t’u përdorur, sa edhe nëse jeni si puna ime që s’e di ç’është konturimi apo baking, rezultati do të jetë sërish ideal. Mjafton të ngjyeni furçën, ose gishtat, në vazo dhe shpërhapeni me lëvizje rrethore në lëkurë. Kujt ia merrte mendja që gjërat mund të ishin kaq të thjesha.
Burimi: Popsugar