Një super dhuratë për ditëlindje: Vajza e çiftit Beckham është thjesht me shumë fat!

Dhe bën mirë ta dijë!

 Read in English

Nëse edhe ju keni qenë nga ata fëmijë të cilët për çdo ditëlindje kërkonit një poni vetëm që të merrnit versionin e fundit të kukullës barbie, s’do të doni të shihni çfarë sapo ka ndodhur.

Në 7-vjetorin e Harper-it, vajzën e vogël të David-it dhe Victoria-s, vogëlushja mori një super dhuratë. Një poni të vogël me vlerë diku tek 7000 paund.

Duket se e vogla e familjes prej kohësh po merr mësime hipizmi dhe sipas The Sun është dashuruar me këtë sport. Sigurisht, një kalush nuk është një dhuratë dosido. Do kujdes të veçantë dhe shumë përkushtim.

Nga ana tjetër, çifti i famshëm ka bërë gati çdo aksesor dhe pajisje të nevojshme për mbarëvajtjen e tij.

Sidoqoftë, poni mbetet një dhuratë goxha ekstravagante, kështu që Harper-i bën mirë të dijë që është me shumë fat!

Burimi: Elle

Artikuj të ngjashëm