9 pyetje që duhet t'ja bëni me patjetër partnerit!

 Read in English

Sipas Prof.Dr Terri Orbuch, autor i disa librave në lidhje me martesën si “5 hapa për ta shndërruar martesën nga një marrëdhënie e mirë në të shkëlqyer” dhe pedagog pranë Universitetit të Oaklandit në Michigan, partnerët duhet t’i bëjnë njëri-tjetrit 9 pyetje të rëndësishme.

Sekreti i këtyre pyetjeve qëndron në faktin se ju ndihmojnë për të njohur më mirë dëshirat, pasionet apo planet e së ardhmes. Nga ana tjetër, krijohet një bisedë e ngrohtë që është çelësi i një marrëdhënie të mirë.

9 pyetjet në vijim duhet t’ja bëni ME PATJETËR!

1. Nëse do të fitoje llotarinë, ku do të udhëtoje dhe pse?

2. Nëse do të kishe mundësinë të ishe diku në botë tani, ku do të gjendeshe dhe ç’mendon se do ishe duke bërë tani?

3. E mban mend kur [vazhdoje duke i kujtuar një situatë të këndshme seksuale]?

4. Nëse do të ishe i aftë të bëje të gjitha punët, çfarë do të zgjidhje?

5. Çfarë të stresoi më shumë gjatë kësaj jave?

6. Cili është qëllimi yt më i madh për 10 vitet e ardhshme?

7. Çfarë të pëlqen më shumë dhe çfarë s’të pëlqen aspak tek unë?

8. Për çfarë do të doje të mbaheshe mend në këtë jetë?

9. Si ndihesh?

Artikuj të ngjashëm