Pas më shumë se 2 javëve të bllokuar në një shpellë të rrezikshme në Tajlandë, më në fund i gjithë grupi me 12 futbollistë të vegjël dhe trajnerin 25- vjeçar janë shpëtuar shëndoshë e mirë.
Ekipi i shpëtimit u sigurua të nxirrte fillimisht njëri pas tjetrit, nga dita në ditë fëmijët e vegjël. Deri pak më parë doli fëmija i fundit i mbetur brenda shpellës Tahm Luang , ndërkohë që para disa minutash CNN bën me dijeni se është mundur të shpëtohet edhe trajneri duke e mbyllur kështu me sukses këtë mision.
Ekipit iu desh të luftonte kundër 2 faktorëve kryesorë: kohës së limituar dhe gjendjes atmosferike. Po kështu gjendja e rënduar e motit dhe shiu i paparashikueshëm i vështirësuan përpjekjet për të hyrë në shpellë.
Më 23 qershor, 12 vogëlushët dhe trajneri i tyre u nisën të eksploronin shpellën, por mbetën brenda saj si pasojë e vërshimit të ujërave. Një komb i tërë qe në ankth për misionin e madh, ku u përfshinë Forcat e Sigurimit të Lartë, zhytës, mjekë, etj.