Muajin e kaluar, Rihanna u nda nga i dashuri i saj miliarder, Hassan Jameel, pas një viti bashkë. Ndërkohë, duket se këngëtarja është kthyer tek ishi, por këto foto të çiftit në Puerto Vallarta në Meksikë bërë këtë të premte nuk flasin për një rikthim të lumtur.
Teksa po merrte rreze, Rihanna u fotografua shumë e nevrikosur me Hassan, duke i drejtuar gishtin duke i bërtitur.
Ndërkohë, Hassan mbulonte kraharorin me duar, si për t’u mbrojtur teksa përpiqej t’i shpjegonte diçka.
Gjendja u rëndua aq shumë, sa Rihanna ndezi një cigare.
Pastaj i erdhi radha Hassan-it të bënte me gisht nga Rihanna, sepse s’ka fajtorë të njëanshëm.
Hassan, i acaruar, u ngrit dhe iku nga shtrati ku po qëndronin.
Rihanna, indiferente.
Pastaj Rihanna, duke i marrë në konsideratë gjërat.
Rihanna që vë re paparacin.
Rihanna që mbështillet me peshqir dhe ndjek Hassan-in.
Shihemi në episodin tjetër të kësaj drame.